LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Jemi pjesë e NATO-s prandaj qytetarët janë më të sigurtë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe përmes një postimi në profilin e tij në fb ka shkruar rreth samitit të 74-tër të NATO-s duke theksuar se qytetarët sot ndjehen të sigurt sepse jemi pjesë e NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së LSDM-së së bashku me qytetarët, shkruan Top24

“Në vitin 2020, falë përkushtimit dhe vendosmërisë së LSDM-së dhe qytetarëve, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Me këtë, vendi realizoi një nga synimet më të rëndësishme strategjike që ishte në programet e të gjitha partive politike nga viti 1990 deri në atë moment. Sot jemi një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm, një anëtar domethënës dhe i barabartë i Aleancës.

Rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ishte e lehtë. Kërkonte vendosmëri, vizion strategjik dhe mbi të gjitha guxim për të marrë vendime për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve.

LSDM ndërmori hapa vendimtarë në këtë drejtim, tashmë me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, dhe 600 mijë qytetarë në referendum konfirmuan rrugën e drejtë të zgjedhur nga LSDM.

Vendosmëria e Maqedonisë së Veriut për të qëndruar krah për krah me demokracitë kryesore të botës duket sot më e rëndësishme se kurrë. Në kushtet e luftës në tokën evropiane dhe paqëndrueshmërisë botërore, qytetarët tanë mund të ndihen të sigurt sepse jemi pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë”, shkruan Filipçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close