LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Jam befasuar nga deklarata e Pendarovskit, pamjet nga vaksinimi në Serbi nuk janë turp por solidarizim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit Pendarovski, ku tha se pamjet e vaksinimit nga Serbia janë një turp për vendin tonë. Filipçe në një status në llogarinë e tij në fejsbuk tha se nuk jemi vetëm ne që po vaksinohemi në Serbi, por edhe nga vendet e tjera dhe askush nga presidentët e vendeve të tjera nuk e ka quajtur atë një turp. Ai vazhdon më tej duke thënë se Qeveria po bën maksimumin e mundshëm për sigurimin e vaksinave.

“Jam i befasuar nga deklarata e Presidentit Pendarovski, fotografitë nga Serbia nuk janë turp, është një reflektim i solidaritetit në kohë krize. Përveç qytetarëve tanë, qytetarë të vendeve fqinjë u vaksinuan, por asnjë president nuk tha që ishte turp për vendin e tij. Qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar vaksina dhe vaksinimi do të fillojë nesër. Presidenti i shtetit si institucion duhet gjithashtu të luajë një rol të rëndësishëm në të gjitha këto procese të prokurimit. Fatkeqësisht, mbështetja konkrete nga Pendarovski mungoi- shkruan Filipçe në fejsbuk.

Related Articles

Back to top button
Close
Close