LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Angazhimet tona janë që të sigurojmë shëndetësi për jetë cilësore të çdo gruaje

Përpjekjet tona janë që të sigurojmë shëndetësi për jetë cilësore për çdo grua, porositi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili dje me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas e vizitoi Organizatën e grave të LSDM-së në Gazi Babë të Shkupit.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, Filipçe foli për shëndetin e grave dhe të drejtat dhe mundësitë për kujdesin shëndetësor të grave. Theksoi se me ndryshimet e ligjit për abortin, vullneti i gruas vihet në vendin e parë, gjegjësisht ajo ka të drejtën e lirisë riprodhuese.

Ministri u përqendrua edhe në vendosjen e terapive të reja për gratë me kancer në gji. Theksoi se gratë pas operacionit ose pa operacionin e kancerit të gjirit, kanë të gjithë terapinë e nevojshme. Brezat ortopedikë falas janë siguruar në periudhën e kaluar dhe është futur teknologji e përparuar për shqyrtimin e kancerit të gjirit në një fazë të hershme me diagnozë të saktë dhe precize. Ai bëri thirrje që ekzaminimet parandaluese kanë një rëndësi të madhe, veçanërisht për vajzat e reja.

“Vizita te gjinekologu, si dhe kontrollet rutinore të gjirit një herë në vit, është parandalimi më i mirë shëndetësor sepse vetëm kjo lejon zbulimin e hershëm të ndryshimeve në organet riprodhuese tek gratë, diagnostikimin e hershëm dhe një përqindje të lartë të trajtimit të suksesshëm”, theksoi Filipçe

Related Articles

Back to top button
Close
Close