LajmeRajonTopLajm

FETAH RUDI SHTRIHET NË QKUK PAS PËRKEQËSIMIT TË GJENDJES NGA COVID-19

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, njofton Insajderi.

Ditë më parë u bë e ditur që deputeti Rudi është prekur nga Coronavirusi.

Sot, i biri i tij, Petrit Rudi ka thënë se i ati tashmë është në gjendje stabile dhe ka shenja të përmirësimit.“Te dashur miq, ne pamundesi qe tu pergjigjemi te gjitha thirrjeve dhe interesimit te juaj per gjendjen e babit, ju njoftoj se pas keqesimit te gjendjes, babi po e vazhdon trajtimin ne Kliniken Infektive ne Prishtine. Momentalisht gjendjen e ka stabile, me shenja drejte permiresimit. Lutemi per sherimin e plote te babit, dhe te gjithe te prekurve me Covid-19. Mirenjohje dhe respekt per te gjithe, Petrit Fetah Rudi”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close