
Nga 1 korriku i këtij viti, për 7.04 për qind do të ulet çmimi total i energjisë elektrike në bllokun e parë me tarifa të llogaritura të energjisë dhe rrjetit, në bllokun e dytë do të jetë më e lirë me 4.09 për qind, ndërsa në bllokun e tretë do të ketë rritje për 2.54 për qind, ndërsa në bllokun e katërt çmimi do të jetë më i lartë për 2.42 për qind, ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbime të Ujit (KRRE).
Siç informoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski në konferencën e sotme për media, nëse nga 1 korriku kthehet TVSH-ja për energjinë elektrike nga 10 në 18 për qind, do të thotë rritje prej 2,5 për qind e faturës finale që paguajnë amvisëritë me konsum mesatar nëse, nga ana tjetër, TVSH-ja mbetet 10 për qind, do të thotë ulje e faturës përfundimtare për 4.26 për qind. Sipas tij, nga 1 dhjetori, me fillimin e tarifës së lirë ditore, do të pasojë një ulje lineare prej 5 për qind e faturave.
“KRRE-ja sjell vendime për çmimet dhe tarifat për energji elektrike pa TVSH. Në shuma absolutë, TVSH-ja ndikon 7 për qind. Për një familje mesatare me konsum mesatar, ulja e çmimit të energjisë elektrike pa TVSH është 4.26 për qind, ndërsa ndikimi i TVSH-së, kostoja totale me TVSH është 2.5 për qind. U munduam të jemi maksimalisht kreativ dhe ta zbusim rritjen e TVSH-së, të cilën e kemi ulur nga 7,2 për qind në 2,5 për qind si kosto totale”, tha Bislimoski në përgjigjen e një pyetjeje.
Siç theksoi operatori i tregut të energjisë elektrike kërkoi rritje të çmimit nga 83,83 për qind, ndërsa KRRE miratoi rritje prej 5,2 për qind dhe arrin në 0,009 denarë, dhe kjo ka një ndikim të papërfillshëm në çmimin përfundimtar. MEPSO ka kërkuar që çmimet për përçimin e energjisë elektrike të rritet me 52 për qind, ndërsa KRRE-ja e ka ulur me 17,06 për qind.
Elektrodistribucioni, shtoi ai, kërkoi që çmimi i shpërndarjes së energjisë elektrike të rritet për 32.17 për qind dhe ne kemi lejuar një rritje prej 2.12 për qind. Në pjesën e parë të vitit çmimi i humbjeve në shpërndarjen e energjisë elektrike ishte 110 euro për megavat orë, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ishte 100 euro.
Çmimi për oferta ulet me 1.77 për qind. Kjo, siç tha ai, falë SHA EMV, e cila uli çmimin e furnizimit nga 56 në 53 euro për megavat orë, si dhe e uli çmimin për mbulimin e humbjeve në sistemin e transmisionit dhe distribucionit.
Bislimoski pret që deri në dhjetor Elektrodistribucioni t’i përfundojë të gjitha procedurat për vendosjen e tarifës së lirë ditore dhe se shumica e qytetarëve do të mund ta shfrytëzojnë shërbimin më 1 dhjetor. Ata njoftuan se do të insistojnë në një ose dy vitet e ardhshme që Elektrodistribucioni t’i ndërrojë të gjithë njehsorët e vjetër dhe të vendosë njehsorët me lexim në distancë me shpenzimet e tyre, të cilat më pas do të përfshihen në shpenzimet e njohura nga KRRE-ja. Me këtë, të gjitha ndryshimet mund të zbatohen menjëherë dhe nuk do të ketë nevojë për rregullim manual dhe lexim të njehsorit.



