
Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore bartësi i listës së Alternativës në Tetovë, Faton Selami së bashku me shefin e shtabit Majan Vejseli dhe kandidatët tjerë për këshilltarë kanë zhvilluar një aktivitet në banjën e Tetovës ku kanë takuar qytetarët për tu prezantuar programin e AAA-së qytetarëve të Tetovës, shkruanTop24.
“Bashkë me bartësin e listës, Faton Selami dhe me kandidatët për Këshillin komunal, ishim për të shpërndarë programin tonë me qytetarët e Tetovës në Banjën e Qytetit.
Do jemi zëri i të gjithë qytetarëve padallim dhe do mundohemi që Tetova të ketë më shumë vende atraktive. Tetova meriton më shumë. Tetova ka alternativë.” tha bartësi i listës Faton Selami.Top24



