LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Vendimi i gjykatës kushtetuese provë për institucionalizimin e majorizimit të shqiptarëve në RMV

Sektetari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës kushtetuese për pezullimin e ligjit të balanserit i ligj ky që regullonte formën e punësimit në institucionet e vendit. Këtë vendim të gjykatës Ahmeti e quan si asgjë tjetër, veçse provë për institucionalizimin e majorizimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullim të punësimeve në bazë etnike, nuk është asgjë tjetër, veçse provë për institucionalizimin e majorizimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Një e arritur me shumë mund e sakrificë, nuk mund të shfuqizohet me një vendim, nga cilido organ shtetëror.
Bashkë me popullin do të mbrojmë legjitimitetin dhe dinjitetin shqiptar!” shkruan sekretari Ahmeti.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close