
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka uruar besimtarët e konfeksionit Islam për festën e madhe të Kurban Bajramit.
Të dashur bashkë-besimtarë,
Me rastin e Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.
Allahu ua pranoftë lutjet, sakrificat dhe çdo vepër të mirë. Qoftë kjo festë burim dashurie, mëshire dhe afrimi mes njëri-tjetrit.
Gëzuar Kurban Bajramin!



