
Me financim të plotë të pushtetit qendrorë po realizohet bulevardi Bllagoja Toska. Nga viti 2023 do të ndërtojmë qarkoren nga fshati Trebosh për ne Xhepçisht, do të ndërtojmë shkollën fillore në Sellcë dhe shumë projekte tjera.
Ne kemi dëshmuar se dimë të bëjmë më të mirën dhe duam të japim mesazhin se Tetova ka njerës të mirë dhe të zotë. Bashkë me këtë ekip do tia rikthejmë Tetovës Krenarinë për Tetovën që duan, tha kandidati dhe bartësi i listës Faton Ahmeti. Shkruan Top24.



