LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Pas 19 vitesh nuk Gjykata Kushtetuese fshinë emrat shqip të rrugëve në Tetovë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të gjykatës kushtetuese e cila pas 19 vitesh ka shfuqizuar emrat e rrugëve në Tetovë. “U sulmuan emra si “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara”, “Kongresi i Manastirit”, simbole të qarta të historisë dhe identitetit shqiptar!” ka shkruar Ahmeti përcjellë Top24
Pas 19 vitesh, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, anulohet vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
U sulmuan emra si “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara”, “Kongresi i Manastirit”, simbole të qarta të historisë dhe identitetit shqiptar!
Dhe ndërkohë që preken këto vlera, ata që premtuan mbrojtje po tregojnë vetëm heshtje dhe paaftësi politike për të reaguar.
Kjo nuk është më çështje teknike apo juridike. Është çështje dinjiteti dhe qëndrimi.
Tetova nuk mbahet me heshtje dhe nuk kthehet prapa me paaftësi

Related Articles

Back to top button
Close
Close