LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Në Sllupçan së bashku me kryeministrin Xhaferi dhe gjeneralin Lahi Brahimaj përkujtuam të gjithë të rënët për liri dhe luftëtarët e lavdishëm të kësaj zone

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratk për Integrim, Faton Ahmeti sot së bashku me kryeministrin Talat Xhaferi dhe gjeneralin Lahi Brahimaj ka qëndruar në Sllupçanin heroik për të përkujtuar shpalljen e rajonit të Karadakut – Zonë të lirë të luftës, shkruan Top24

Bashkë me kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, gjeneralin Lahi Brahimaj dhe shumë funksionarë dhe ish-luftëtarë të lirisë ishim në Sllupçanin heroik për të përkujtuar shpalljen e rajonit të Karadakut – Zonë të lirë të luftës.
Lufta dhe trimëria e kësaj zone kanë zënë vend të veçantë në historinë tonë.
Përkujtuam të gjithë të rënët për liri dhe luftëtarët e lavdishëm të kësaj zone.
Është emocion i paharruar të gjendesh pranë familjarëve të dëshmorëve, ish-luftëtarëve dhe udhëheqësve të luftës.
Askush nuk mund ta mohojë luftën tonë të pastër. Qëllimi i vetëm i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptarë.
LAVDI!🇦🇱

Related Articles

Back to top button
Close
Close