
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ishte pjesë e promovimit të librit “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar” të autorit Rijad Bejtulla, shkruan Top24
Ishte kënaqësi e veçantë të marr pjesë në promovimin e librit të autorit Rijad Bejtulla, “Krimi i organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”.
Urime të përzemërta Rijadit për këtë arritje të rëndësishme akademike. I uroj suksese të mëtejshme dhe një rrugëtim sa më të begatë në zhvillimin e tij profesional dhe shkencor.



