LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti : Maqedonia mes të ardhmes në EU dhe izolimit

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, në një postim në profilin e tijë ka njoftuar se sot po futemi zyrtarisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare, shkruan Top24.
Ahmeti ka potencuar se këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë sepse jemi para dy opsioneve për të ardhmen, është opsioni i vazhdimit të rrugës europiane dhe opsioni i izolimit të vendit.
Potimi i plotë :
Të nderuar qytetarë,
Sot po futemi zyrtarisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë sepse jemi para dy opsioneve për të ardhmen, është opsioni i vazhdimit të rrugës europiane dhe opsioni i izolimit të vendit.
Ashtu siç kemi ditur të përcaktohemi në periudha të ndryshme historike, edhe tani nuk dyshoj që populli ynë është i vendosur për perspektivën europiane, si alternativë e vetme për ta zhvilluar vendin dhe për të rritur standardin jetësor.
Bota gjendet në një kaos të paparë, si ekonomik ashtu edhe në aspekt të sigurisë. Është moment jetik që ne të vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë strategjik, SHBA-të dhe BE-në, për të pasur një të ardhme të ndritshme për vendin dhe qytetarët.
Vizioni i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, për krijimin e Koalicionit “Fronti Europian” është bërë për këtë qëllim, që t’u bëjmë ballë furtunave që po na kanosen dhe së bashku të determinojmë të ardhmen e vendit, që është Bashkimi Europian dhe oranizatat euro-atlantike.
Listat e koalicionit tonë janë më cilësoret, si për nga emrat ashtu edhe për nga veprat. Kemi njerëz profesionistë dhe të dëshmuar në jetën publike. Përvoja dhe guximi i kandidatëve na bën të sigurtë që suksesi nuk do të mungojë në qeverisjen e vendit.
Qytetarët gjithmonë i kanë vlerësuar politikat progresive që kemi ofruar ndër vite. Duke e pasur parasysh udhëkryqin ku ndodhemi, kërkojmë nga qytetarët tanë mbështetje masovike për kandidatin tonë për President, Bujar Osmanin dhe për koalicionin e madh “Fronti Europian” që të realizojmë aspiratat tona shekullore.
Do të angazhohemi maksimalisht që të kemi proces zgjedhor fer dhe demokratik.
Na priftë e mbara!

Related Articles

Back to top button
Close
Close