
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se është dorëhequr nga posti i deri tanishëm drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësorë, shkruan Top24
Të dashur qytetarë,
Të nderuar bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë e bashkëpartiakë,
Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësorë.
Ju falemnderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe.
Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit!



