LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti : Bashkë dëshmuam se Tetova nuk duron nënçmim dhe nëpërkëmbje

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, njëherit sekretar i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë, shkruan Top24

E dashura RINI, 💙 e TETOVËS,

Të nderuar anëtarë, aktivistë, votues të Frontit Europian në Tetovë,
Të nderuar Shefa të Shtabeve dhe anëtarë të Shtabeve të Frontit Europian në Tetovë,
Ju falemnderit me përulje dhe Ju përgëzoj për punën, përkushtimin dhe angazhimin gjatë fushatës zgjedhore.
Bashkë dëshmuam se Tetova nuk duron nënçmim dhe nëpërkëmbje!
Bashkë dëshmuam se Jemi të fortë dhe të pathyeshëm!
Bashkë FITUAM!
Ju lus me entuziazmin e njejtë dhe me vrull edhe më të madh, më 8 maj, ta bëjmë FITOREN edhe më të thellë!
Shëndet dhe punë të mbarë!, ka shkruajtur Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close