
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka vlerësuar nderimin e Azgan Haklajt sot në Tetovë me titullin “Heronjtë e heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” duke shënuar se “Asnjëherë nuk do të ishim ku jemi sot, po të mos kishim njerëz që sakrifikuan dhe u vetëflijuan në periudhat dhe kohërat më të vështira për shqiptarët.”, shkruan Top24
Asnjëherë nuk do të ishim ku jemi sot, po të mos kishim njerëz që sakrifikuan dhe u vetëflijuan në periudhat dhe kohërat më të vështira për shqiptarët.
Një shembull i gjallë i kësaj sakrifice është atdhetari dhe veprimtari z. Azgan Haklaj, i cili dha gjithçka për idealin kombëtar.
Sot në Tetovë, në një akademi solemne, të organizuar nga SHL-UÇK, z. Haklaj u nderua me mirënjohjen e veçantë “Heronjtë e heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”.
Lavdi të gjithë atyre që kontribuan për çlirimin e tokave shqiptare!




