
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Kamzës.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se votat për Partinë Republikane, duhet të jenë dhe vota për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.,
“Kjo është ora juaj, është ora e shqiptarëve, të cilët nuk pranojnë poshtërimin dhe përbuzjen, është ora jonë për t`u ngritur dhe për të luftuar të gjithë së bashku, për atë që kemi më të shenjtë, fëmijët tanë, prindërit tanë, familjen tonë, Shqipërinë.
Ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha, u shpreh se: “Më shumë se Kamza nuk e vuan askush këtë regjim, këtë diskriminim, këtë trajtim të pabarabartë, si në shpërndarjen e parave të tërmetit, të përmbytjeve, në legalizime, në urbanizim, në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi, në cdo fushë të aktivitetit jetësor në këtë qytet.”



