LajmeMaqedoniTopLajm

Fatmir Limani përafron qëndrimet me Lëvizjen Besa, shokët e ilegales janë radhitur pas Lëvizjes Besa

Veprimtari Fatmir Limani nga Kërçova ditëve të fundit është takuar me përfaqësues të Lëvizjes Besa dhe me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët shkruan TOP24.

Portali TOP24 ka kontaktuar me Fatmir Limanin për të konfirmuar nëse ai po riangazhohet në politikë pas kandidaturës së tij si kandidat i pavarur për Kërçovën, Limani tha:

” Po është e vërtetë që jam takuar me përfaqësues të Lëvizjes Besa dhe me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët me qëllim të bashkimit të frontit opozitar shqiptarë” tha Limani për TOP24.

I pyetur se cilat janë arsyet Limani u shpreh se po punohet intenzivisht që partitë opozitare të kenë një listë të përbashkët me të cilën do të garohej në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Limani më tej shtoi se ai do vazhdoj edhe më tej të angazhohet në luftimin e së keqes te shqiptarët sidhe do të jap maksimumin e tij.

I pyetur nëse ka përafruar qëndrimet me ndonjërin nga subjektet politike në vend, Fatmir Limani u shpreh se shokët e ilegales tani më janë radhitur pas Lëvizjes Besa./TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close