LajmeMaqedoniTopLajm

Familjarët vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi! Sot marshi i tretë protestues i familjeve të viktimave nga zjarri në Koçan

Sot në ora 12:05 në Koçan është paralajmëruar marsh i ri protestues nga familjarët e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan. Ky është marshimi i tretë protestues i familjeve të viktimave pas marshit të fundit të mbajtur më 12 prill.

Marshi do të fillojë nga Parku i Qytetit në Koçan dhe do të vazhdojë drejt Komunës dhe Ministrisë së Brendshme.

Familjarët e viktimave në protestën e fundit shprehën pakënaqësinë e tyre për reagimin e vonuar të institucioneve kompetente, si një nga arsyet e tragjedisë së madhe.

Nga zjarri në diskotekën “Puls” më 16 mars humbën jetën 62 persona, tre prej të cilëve po mjekoheshin jashtë vendit dhe 193 mbetën të lënduar. Disa nga të vdekurit dhe të lënduarit ishin anëtarë të grupit “DNK” që po performonin atë mbrëmje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close