LajmeTeknologji

Facebook do të ndryshojë ‘lëkurë’, ribrandimi i gjigantit social duket fare afër

Facebook mund të shpallë “ribrandimin” javën e ardhshme, gjatë konferencës së tij vjetore (Facebook Connect), të planifikuar për më 28 tetor. Lajmi vjen nga “The Verge”, që gjithashtu zbulon arsyet pas kësaj lëvizjeje të habitshme nga kompania e njohur amerikane e rrjeteve sociale.

Kompania e madhe aktualisht zotëron rrjetet kryesore sociale, përfshirë Facebook, natyrisht, Instagram dhe sistemin e mesazheve WhatsApp. Nevojitet të theksohet se ribrandimi nuk duhet të ketë të bëjë me Facebook si një rrjet social, por si kompani.

Diçka e ngjashme kishte ndodhur tashmë me “Google”, kur gjiganti i motorëve të kërkimit u bë “Alphabet” disa vite më parë. Lëvizja do të diktohej nga dëshira për të mbuluar të gjitha aktivitetet e kompanisë, jo vetëm Facebook ose rrjetet sociale të lartpërmendura, por edhe lojërat me realitetin virtual “Oculus”.

Ekziston një aktivitet, në veçanti, në të cilin Mark Zuckerberg ka interes të fortë. Ky aktivitet do të ishte i kufizuar nëse do të qëndronte me markën aktuale. Kjo nismë synon ta forcojë Facebook, duke parashikuar konkurrencën e ashpër.

Kompania po punëson deri në 10.000 njerëz në Evropë për të ndërtuar “metaverse”-n e saj. CEO i Facebook konfirmoi në korrik se kompania “do të shihet nga njerëzit jo më vetëm si një rrjet social, por si një kompani metaverse”.

Përkufizimi i “metaverses” është ende mjaft i pasigurt, por në thelb nënkupton një hapësirë të përbashkët sociale me përdorimin e realitetit virtual, realitetit të shtuar dhe, natyrisht, internetit. Riemërtimi i Facebook, natyrisht, mund të lidhet edhe me skandalet e fundit që kanë prekur kompaninë në të gjitha nivelet.

Ka pakënaqësi për mosbesueshmërinë e rrjeteve sociale të lidhura me markën, pas kolapsit të fundit prej 8 orësh të WhatsApp, Instagram dhe vetë Facebook. Për më tepër, rasti “Cambridge Analytica” ka minuar besimin e përdoruesve më të informuar.

Koncepti i “metaverse” është në të njëjtën kohë një kufi i ri në të cilin po fillojnë kompani të tjera, të tilla si “Epic Games” të bazuara në “Fortnite”, ku konkurrenca në këtë front është e ngushtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close