LajmeMaqedoniTopLajm

Exluzive: Top24 konfirmon se brenda javës shuhen edhe disa nëndegë të Lëvizjes Besa

Pas shuarjes së nëndegës së fshatit Sellcë, fshatit Gjermë dhe nëndegës së Veshallës portali Top24 ka konfirmuar lajmin nga burime të afërta me strukturat e partive se brenda javës në PDE do të kalojnë edhe disa nëndegë të tjera dhe e gjithë kjo vjen si pakënaqësi ndaj funksionimit të LB, thonë burime për Top24

Top24 ka kontaktuar përfaqësues të PDE-së së Arjanit Hoxhës për të konfirmuar këtë informacion por nga atje kanë theksuar se PDE është subjekt i hapur dhe vend ku ka hapësirë për çdo aktivist, të rinjtë me ide progresive, shoqata joqeveritare dhe profesionit të dëshmuar padyshim se janë të mirëseardhur në shtëpinë e madhe të PDE-së.

“Nuk duam të komentojmë lajme me tendencë të këtillë, PDE është e hapur dhe çdo kush që ka vullnet, vizion dhe dëshiron të kontriboj në jetën politike të Maqedonisë së Veriut pa dyshim se janë të mirëseardhur, sa i përket shkrirjeve të nëndegëve ne jemi në komunikim të përditshëm me çdo qytetarë dhe çdo kënd që është aktiv në jetën politike dhe për çdo prurje ashtu si deri më tani do ti publikojmë në mënyrë transparente çfarë do qofshin ato degë apo nëndegë ” thonë nga PDE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close