
Këshilli nismëtar për thrrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm partiak, gjatë një takimi në Kisella Vodë të Shkupit, kanë drejtuar akuza në adresë të udhëheqësisë së PLD-së, për shkak të kyçjes në partinë në pushtet, sic thanë, pa u dëgjuar zëri I anëtarëve të kësaj partie.
“Në vend që partia të përgatitet për paraqitje vetanake në zgjedhjet e ardhshme lokale, udhëheqësia partiake në mënyrë të paturpshme dhe pa vendim të Kuvendit, I afrohet partisë në pushtet vetëm për interesa personale të individëve të udhëheqësisë së ngushtë, kështu që organizatat komunale janë në huti nëse PLD është opozitë apo në pushtet” – tha Bojovski.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, PLD-ja e Monika Zajkovës ishte në koalicion me LSDM-në.
Në fund të majit Këshilli Qendror I PLD-së I kishte dhënë mbështetje Kryetares Zajkova për ta udhëhequr partinë, kurse si deputete e vetme e kësaj partie në Kuvend, të veprojë si e pavarur.



