LajmeMaqedoni

Eskalimi i debatit në Kuvend! LSDM: Mickoski ta shkarkojë Koçoskën – e turpshme heshtja e presidentes Siljanovska!

Ofendimet dhe diskriminimi i Gordana Koçoskës ndaj deputetes Petrovska dhe gjithë grave nuk guxon të bëhen temë e mbyllur – reagojnë nga LSDM-ja duke kërkuar nga Kryeministri Mickoski që ta shkarkojë Ministren e Financave, Gordana Koçoska. Sipas socialdemokratëve, një Ministre që ofendon, diskriminon dhe shkel mbi dinjitetin njerëzor nuk guxon të jetë pjesë e Qeverisë.

BOGDANKA KUZESKA – LSDM

“Kërkojmë që Mickoski menjëherë ta shkarkojë Koçoskën. Ajo ka shkelur së paku 9 nene të Kodit Etik të Ministrave. Shkarkimi I saj është akt drejtësie, akt respekti ndaj çdo gruaje që ka qenë viktimë e diskriminimit.

Tani, Mickoski, ti e ke radhën.Do të tregosh guximin për ta shkarkuar Koçoskën? Do të qëndrosh pas vlerave morale ose do të vazhdosh ta mbrosh? A premtoje se secili funksionar që do të gabojë, do të bart përgjegjësi. Trego me vepra ose shkele fjalën edhe një herë.

E turpshme është edhe heshtja e Presidentes Gordana Siljanovska. Përse nuk reagon ndaj këtyre ofendimeve dhe diskriminimeve?”. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close