LajmeRajonTopLajm

Escobar i shkon sërish në zyrë Vjosa Osmanit

Për herë të dytë brenda tri ditësh presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Këtë e ka bërë të ditur vet Vjosa Osmani me anë të një postimi në Twitter.

Temë diskutimi në këtë takim, siç bën të ditur presidentja ishin edhe raportet e Kosovës me Amerikën dhe përkushtimi ndaj tyre.

“U takova sot me Gabriel Escobar në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur ndaj raporteve Kosovë – SHBA. Presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close