
I përkushtuar në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për pacientët në Spitalin Klinik të Tetovës, drejtori i këtij spitali Erzen Elezi sot ka pranuar donacionin e radhës, një aparat mjekësor CTG, një pajisje shumë e rëndësishme për repartin gjinekologjik, e cila shërben për monitorimin e gjendjes së pacientes dhe kontraksioneve gjatë shtatzënisë dhe lindjes, shkruan Top24
“Jam i vendosur të krijoj kushte dhe shërbim për pacientët tanë, ata kanë nevoj për kujdes dhe gjithëçka po merr formën e duhur. Shërbimi ndaj pacientëve më plotëson dhe sot kemi pranuar donacion bëhet fjalë për aparatin mjekësor CTG, një pajisje shumë e rëndësishme për repartin gjinekologjik, e cila shërben për monitorimin e gjendjes së pacientes dhe kontraksioneve gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Ky donacion paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e kujdesit ndaj pacientëve tanë” tha drejtori Elezi.



