BotaTopLajm

“Ertugrul”-i kthen amerikanen në Islam: Aty njoha Zotin, besimin e pastër, paqen…

Ertugrul”-i, seriali i famshëm që ka pushtuar audiencat në të gjithë botën, pati një ndikim të veçantë në jetën e një amerikaneje 60-vjeçare nga Wisconsin, e cila përfundimisht u bë muslimane.

Ajo tani quhet Hatixhe. Kujtojmë që Hatixheja është bashkëshortja e parë e Profetit Muhamed, njëherësh e para që pranoi Islamin, pasi bashkëshortit të saj i erdhi shpallja nga Zoti për kumtimin e mesazhit Islam.

Një banore e pjesës së vogël dhe të qetë të shtetit amerikan të Wisconsin, ajo  tha që “Ertugrul”-i i la asaj një përshtypje të madhe dhe se nga kjo ajo u konvertua në Islam.

“Seriali ka të bëjë me një periudhë historike për të cilën nuk dija asgjë. Ajo që njoha për Zotin, Islamin, paqen, drejtësinë dhe ndihmën ndaj të shtypurve, më tërhoqi vëmendjen dhe më lidhi fort me serialin,” tha Hatixhja.

“Dialogjet e mesazheve fetare mbi këtë temë në seri i kanë dhënë një dimension dhe vlerë të re jetës sime. Shpesh sytë më mbushen me lot”, tha Hatixhja. /tesheshi.com/

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close