BotaLajme

Erdogani shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore, lira turke bie 14%

Monedha e Turqisë ka rënë deri në 14% pasi presidenti Reccep Tayyip Erdogan shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore të vendit gjatë fundjavës, njofton BBC.

Naci Agbal, ish-prijësi i Bankës Qendrore në Turqi, kishte marrë meritat kryesore për ngritjen e vlerës së lirës duke e nxjerrë atë nga nivelet më të ulta ndonjëherë.

Erdogani e zëvendësoi atë në një lëvizje të befasishme të shtunën, duke u bërë guvernatori i tretë brenda dy vjetëve që shkarkohet nga presidenti turk.

Agbal, i emëruar në nëntor, kishte rritur normat e interesit për të luftuar një normë inflacioni që shkonte mbi 15%.

Largimi i tij ka tronditur investitorët vendas dhe të huaj që kishin vlerësuar politikën e fundit monetare të Bankës Qendrore të Turqisë.

Lira ishte në një moment monedha me performancën më të mirë të tregut në zhvillim për vitin 2021, pasi ishte rikuperuar pothuajse një e pesta nga një ulje e dollarit amerikan.

Javën e kaluar, monedha turke u rrit fuqishëm pasi Agbal rriti normat e interesit me 2 pikë përqindje, dyfishin e asaj që prisnin ekonomistët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close