BotaLajmeTopLajm

Erdogani pritet të rizgjidhet në krye të Turqisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kryeson në renditjen e kandidatëve për president, teksa në të gjithë vendin po numërohen votat për zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare të zhvilluara sot.

Teksa janë numëruar mbi 43.83% e votave Erdogan kryeson me 52.43% të votave. Aktualisht, presidenti turk ka një epërsi prej më shumë 10% kundrejt rivalit të tij kryesor, Kemal Kiliçdarollusë që aktualisht ndodhet në kuotat e 41.69%.

Por teksa numërimi vijon me ritme të shpejta, tendencë rritjeje ka përqindja e opozitarit Kiliçdarollu, që sondazhet e parashikojnë fitues. Rivali i tretë Sinan Ohan ka gati 5.4% të votave, ndërsa votat për Muharrem Inxhenë janë të pavlefshme pasi ai u tërhoq nga gara pak ditë më parë.

Paralelisht vijoj edhe numërimi për votat parlamentare. Përllogaritjet e deritanishme tregojnë se Aleanca Popullore ku bën pjesë edhe partia e Erdoganit mund të marrë 354 vende në parlament, një rritje krahasuar me zgjedhjet e 2018-ës. Shumica e nevojshme për formimin e qeverisë është 301.194 përllogaritet të ketë koalicioni i kryesuar nga republikanët e Kiliçdarollusë dhe 52 grupimi tjetër i Aleancës së Punës dhe Lirisë, të dyja grupime të majta.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme ishte mbi 88% në ato presidenciale dhe më shumë se 85% në parlamentare, teksa votimi u zhvillua nga ora 8 e mëngjesit deri në 17 pasdite.

Related Articles

Back to top button
Close
Close