BotaLajme

Erdogan: Është koha për një kushtetutë të re

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan së fundmi ka deklaruar se Turqisë i duhet një kushtetutë e re “civile”.

Në një prononcim për mediat vendase kreu i shtetit turk është shprehur se dy kushtetutat e fundit: ajo e vitit 1961 dhe ajo e vitit 1982 ishin hartuar pas dy grushteve ushtarake shteti dhe kishin gjurmë “të pashlyeshme” të “tutelës ushtarake”.

“Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të debatojë një kushtetutë të re. Puna duhet bërë para njerëzve, me angazhimin e pjesëmarrësve të tyre në një formë transparente dhe formulimi të ketë miratimin e popullit”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Erdogan ka thënë se kushtetuta e re duhet të jetë “civile” por pa ofruar hollësi. Gjithashtu ai shtoi se do ta diskutonte këtë çështje me aleatët e partisë së tij.

Në vitin 2018, Turqia kaloi nga një sistem parlamentar në një sistem presidencial ku presidenti ka kompetenca të zgjeruara. Tranzicioni pasoi një referendum që ndryshoi shumë nene të kushtetutës së vitit 1982.

Related Articles

Back to top button
Close
Close