Enca provokon fansat nga Barcelona, shfaqet joshëse në bikini të kuqe

Nuk ka qenë e angazhuar me koncerte duke bërë kështu një pauzë në jetën artistike, por Enca po e shijon pafund këtë liri.
Këngëtarja e mirënjohur ka udhëtuar drejt qytetit spanjoll, Barcelona, për të kaluar pushimet e radhës, pas atyre në Turqi.
Të shumta kanë qenë edhe postime në rrjetet sociale, e padyshim nuk kanë munguar as provokimet nga ana e këngëtares, e cila i kushton rëndësi të madhe pamjes fizike.
Foto: Enca/Instagram
Enca ndau me 2.3 milionë fansat e saj në Instagram video e fotografi të qytetit të bukur spanjoll, por fokusi ishte te linjat tërheqëse të saj, për të cilat komentohet vazhdimisht.
Foto: Enca/Instagram
Për të rezistuar temperaturat e larta që po mbizotërojnë atje, Enca shihet e veshur në bikini të kuqe dhe në shami ngjyrë leopardi, teksa gjoksi joshëse rrëmbente vëmendjen.






