
Invalidi i luftës, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Gjocaj, pas 28-vitesh pa dorën e djathtë, së fundmi ka vendosur protezë elektronike.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Shpend Gjocaj, i cili tregoi se gjatë kohës kur Gjocaj i ishte bashkuar UÇK-së ishte vetëm 20-vjeçar.
I emocionuar, Gjocaj e uroi vëllain e tij teksa kritikoi disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët sipas tij, janë kundër vlerave kombëtare.
“Vellau im Qerimi ne korrik te viti 1998 kur ishte vetem njezet vjeç, ne lufte per liri e humbi doren e djathte. Sot njezetetete vite me vone e vendosi nje proteze elektronike. Emocion i veçant. Kjo vlere i shkerdhen krejt sharjet e idioteve qe jane kunder çdo vlere kombetare. Urime vella e gezofsh doren teknike. Ate origjinalen ta ruan atdheu pergjithmone!”, tha Gjocaj,



