LajmeTeknologji

Elon Musk shtrëngon rregullat: TweetDeck tani vetëm me abonim

TweetDeck, i njohur gjithashtu si  X Pro, tani do të jetë vetëm me abonim, pas vendimit të Elon Musk, sipas mediave ndërkombëtare.

Në veçanti, disa përdorues raportuan se gjatë përpjekjes për të hyrë në TweetDeck, u shfaq një dritare duke u kërkuar atyre të blinin një abonim Blue.

“X më në fund vrau aksesin e hapur në TweetDeck”, tha në një postim Matt Navara, një nga konsulentët më të njohur të mediave sociale në Evropë.

Ky ndryshim pritej nga përdoruesit, pasi më 3 korrik kompania kishte njoftuar se brenda 30 ditëve TweetDeck do të ishte i aksesueshëm vetëm për përdoruesit e verifikuar.

Shumë gazeta, gazetarë individualë, studiues dhe konsulentë të rrjeteve sociale përdorën TweetDeck, i cili u ble nga Twitter në një marrëveshje prej 40 milionë dollarësh në 2011, për të monitoruar listat dhe tendencat e shumta në Twitter/X. Por tani ata do të duhet të paguajnë, për përdorimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close