LajmeRajon

Elezi: KQZ e gatshme t’i shpallë rezultatet më shpejt se sa është planifikuar

Zëdhënësi   KQZ-së i tha RTV21 tha se procesi i rinumërimit ka nisur të enjten pas orës 8:00.

“Sipas dinamikës të procesi ne po besojmë se brenda dy ditësh pra deri të premten në mbrëmje do të përfundojë procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve që janë gjithsej 185 “, tha ai duke shtuar se kjo është 40% i të gjitha vendvotimeve”, tha Elezi.

Sa i përket shpalljes së rezultateve Elezi shtoi se plan ka qenë që shpallja e rezultateve të bëhet deri me datën 26 qershor e certifikimi me 6 korrik.

“ Sipas punëve që kanë ecur këtu pra dinamikës së punës dhe progresit,  KQZ është e gatshme që më shpejt se këto planifikime të bëj shpalljen e  rezultateve të këtyre zgjedhjeve”, tha ai duke shtuar se duhet të presin nëse palët kanë ankesa për t’i paraqitur aty në PZAP.

“Nëse ka ankesa duhet të presim vendimmarrjen edhe të PZAP por edhe të Supremes nëse shkojnë atje”, u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close