
Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti.
Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni u ekzekutuan mbrëmjen e 6 marsit në një lokal gjatë natës në Shkup. Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë edhe kamerieri.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në rajonin e Gazi Babës policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në bashkëpunim me njësitin “Tigrat” dhe sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar për bashkëpunim policor kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit me inicialet G.M (31 vjeçar) ku dhe e kanë arrestuar.
Ky person ka qenë i kërkuar me fletarrest për vrasjen në fillim të marsit në një kafene të Shkupit. G.M është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal me procedure të shpejtuar për veprën e kryer penale “ndihmë në vrasje”, shkruan Top24



