Maqedonia e Veriut zgjodhi presidenten grua, kurse koalicioni që udhëhiqej nga LSDM-ja pësoi disfatë historike. Cfarë do të thotë kjo për të ardhmen e vendit mbetet të shihet, por shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare janë se vendi mund të devijojë nga rruga evropiane nëse nuk i përmbush premtimet – shkruan Zëri I Amerikës në gjuhën maqedone, duke analizuar rezultatin zgjedhor.
Drejtori për Evropën I Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI ka komentuar raportet e ardhshme Shkup – Sofje, duke marrë parasysh se në RMV vjen garnitura e re politike.
Ish-Ambasadori I BE-së në Shkup, Ervan Fuere, ardhjen në pushtet të partisë me oreintim djathtist nuk e sheh si mundësi për ndikim më të madh të Moskës.
“Përparësi e qeverisë së re në Shkup, do të jetë se pas zgjedhjeve evropiane, do të ketë qeveri të reja djathtiste. VMRO-ja mund të ketë mbështetjen për argumentet e tyre kundër kërkesave bullgare në rrugën drejt BE-së” – tha Ervan Fuere, ish ambasador o BE-së në Shkup.
Nadja Muzikina nga NDI ka theksuar se pavarësisht se kush ka pushtetin, Maqedonia e Veriut duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Nuk besoj se kërcënohet Marrëveshja e Prespës me qeverinë e re në RMV dhe pres që VMRO-DPMNE-ja dhe Presidentja e re të mbeten në rrugën drejt BE-së. Rajoni kalon nëpër turbulenca dhe e domosdoshme është që faktori ndërkombëtar të fokusohet më tepër në Ballkanin Perëndimor” – tha Nadja Muzikina, NDI.
Analistët vlerësojnë se lëvizjet zgjedhore nga e majta në të djathtë në Maqedoninë e Veriut, janë nxitur nga revolta e votuesve për shkak të zhvillimit të ngadaltë ekonomik dhe korrupsionit të vazhdueshëm që sipas tyre ndikon në ngadalësimin e aderimit në BE.