
Vdekja e mistershme e Astrit Deharit e pazgjidhur tash e gjashtë vjet, po vazhdon të thellohet edhe më shumë ky mister. Po bëhen tre muaj që kur u zhduken mostrat e Deharit brenda Laboratori i Toksikologjisë i cili gjendet brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokuroria e Shtetit nuk e ka thënë as edhe një fjalë, përveç ‘hetimet vazhdojnë’.
Ishte vet deputeti i zëmëruar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi që sot foli për këtë rast duke thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balan dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin.
Por si erdhi deri zhdukja e mostrave të Astrit Deharit?
Më 8 dhjetor 2022, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte deklaruar se në orët e vona ishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Në lidhje me këtë lajm, u ndërmorën disa masa, duke u pezulluar nga puna katër punonjës të laboratorit të Toksikologjisë, në IML, të cilët tri ditë më parë u rikthyen sërish në punë.
Ajo e kishte quajtur këtë akt “të rëndë dhe kriminal”.
Si e nisi e gjithë hallakam brenda IML-së?
Syri Kosova ka arritur të siguroj e-mailat e shkëmbyer mes stafit udhëheqës të IML-së dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut.
E gjithë ngjarja ka nisur katër ditë para se të zhduken mostrat e Astrit Deharit.
Në e-mailat e shkëmbyer mes personave përgjegjës në IML dhe ministres Haxhiu, diskutohet pikërisht për revokimin e përdorimit të çelësave të Laboratorit të Toksikologjisë ku në mbledhjen e 5 dhjetorit 2022, aty kërkohet që të i largohet e drejta për qasjen në laborator të toksikologut mjekoligjor Nardi Sheqerxhiut, më konkretisht kryerjen e analizave në këtë laborator.
Vendimin e marrë të mbledhjes së 5 dhjetorit e kishte kundërshtuar fillimisht Musa Gashi -Udheheqes i Divizionit për Mjekësi Ligjore, duke e konsideruar si veprim tendencioz karshi Nardi Sheqerxhiut.
Gashi përmes e-mailit të datës 7 dhjetor i ishte drejtuar Bergita Currit (Specialiste e Mjekësisë Ligjore), që insistuar për mos lejimin e Sherqerxhiut qasje të papenguar në Laborator. Ai ka kërkuar që të bisedohet edhe njëherë në lidhje me këtë vendimi pas nuk ka qenë as prezent në mbledhjet e mbajtura nga DAK dhe ekspertet e AKF-së.
Gashi insiston se Nardi Sheqerxhiu është më i thirruri profesionalisht në Shërbimin e Toksikologjisë se sa vet udhëheqësja e këtij divizioni Flutra Goga – Bajrami, e cila ka një vit që nuk ka qenë pjesë e laboratorit ngase i është caktuar një pozitë e tjetër.
Në linjën e njëjtë me Gashin është edhe Zëvendësdrejtori i IML-së, Naim Gashi (që dha dorëheqje nga ky post një ditë pasi u zbardh skandali).
Në e-mailin e Ukës kurohet nga Flutra Goga që e gjithë situata të vlerësohet me gjaktëftohtësi dhe e gjithë fokusi të jetë akreditimi i shërbimeve laboratorike toksikologjike dhe të mos shndërrohet në interesa personale apo grupore – raporton Syri Kosova.
Uka hapur kërkon të dijë se kush ia revokoi kompetencat Mr.Ph Nardi Sheqerxhiut, në çfarë baze ligjore dhe nga cila pozitë erdhi ky vendim.
Por nuk mjaftohet në pikat e renditura të ish zv.drejtorit të IML-së dalin edhe probleme të tjera përbrenda këtij institutit. Ku shihet se në arsyetimin e vendimit për marrjen e celsave të laboratorit nga Sheqerxhiu, në fakt të njëjtën pozicion qëndron edhe vet Flutra Goga.
Uka këmbëngul se nëse i revokohet qasja në laborator Sheqerxhiut duhet të vlejë e njëjta gjë edhe për Flutra Gogën.
Por nuk mbaron këtu, Flutra Goga nuk shkon shumë larg dhe lajmërohet me kundërpërgjigje ndaj Naim Ukës në pyetjet që ky i fundit kishte bërë.
Ajo thotë se nga pozicioni i saj si Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë ka për të detyrë të raportoj për punën në këtë dikaster.
Goga sqaron se Nardi Sheqerxhiu ka mbi tri vite që nuk ka përformuar asnjë analizë në laborator, andaj ajo ka marr këtë vendim, duke shtuar se po i njëjti nuk ka qenë pjesë e asnjëri testim për analizën e alkooholit metodën për të cilën kanë aplikuar për akreditim. Ajo këmbëngul se baza kryesore për revokim të kompetencave është ISO standard.
I gjithë ky diskutim përmes e-mailave të stafit të IML-së u njoftua edhe vet ministria e MD-së, Albulena Haxhiu.
Sipas burimit të Syri Kosovës pikërisht pas shkëmbimit të këtyre e-mailave është pikurish Flutra Goga që i drejtohet ministres Haxhiu dhe e informon se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit.
Me të marr njoftimin Haxhiu përfshirë edhe zëvëndësministri Blerim Sallahu, kanë kërkuar takim me udhëheqësin e IML-së, Naim Uka në mëngjesin e 8 dhjetorit.
Po ky burim tregon se gjatë takimit të Haxhiu ka ngritur akuza në drejtim të dy personave duke thënë ‘e di saktë se kush e ka bërë këtë gjë’.
Haxhiu pas këtij takimi menjëherë ka dalur para medieve duke thënë se lidhur me këtë ngjarje ishte njoftuar mbrëmë.
E pa u bërë 6 orë nga njoftimi nga ministrja, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nga puna janë pezulluar katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit.
“Të pezulluar nga puna, me vendim të komisionit disiplinor të Institutit për Mjekësi Ligjore janë: Nardi Sheqerxhiu, toksikolog mjekoligjor në IML; Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në IML, Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në IML dhe Ilirjana Shala, kimiste në IML.Ministria e Drejtësisë ka treguar arsyet e pezullimit të katër zyrtarëve të IML-së.“Komisioni Disiplinor në kuadër të IML-së/Ministria e Drejtësisë më datën 8 dhjetor 2022 ka pranuar kërkesën përmes arkivës së IML-së për procedimin e rastit disiplinor ndaj Nardi Sheqerxhiu… Bazuar në vlerësimin dhe gjetjet nga shqyrtimi i lëndës, komisioni vlerëson se ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga Sheqerxhiu, ndaj të cilit njoftohet se ka filluar procedura disiplinore për shkelje të rëndë, që ndërlidhet me ngjarjen e rëndë në laboratorin e toksikologjisë në IML, e pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përgjithshëm të detyrës së tij” – thuhet në vendim.
“Komisioni konsideron të nevojshme pezullimin e Sheqerxhiut për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë” – thuhet në vendimin e marrë sot.Arysetim i njëjtë është dhënë edhe për tre zyrtarët e tjerë të pezulluar: Flutura Goga, Anila Lakna dhe Ilirjana Shala. Katër zyrtarët e pezulluar, në bazë të këtij vendimi, deri në marrjen e një vendimi tjetër do të kenë të drejtën e kompensimit në pagë në lartësi prej 50 për qind.
© SYRI.net











