BotaLajmeTopLajm

Ekipi i OBSH hyn në laboratorin e Wuhanit

Vetëm tani, gati një vit pas shpërthimit të pandemisë, ekipi i ekspertëve të OBSH-së është lejuar të vizitojë laboratorin e Wuhanit nga ky pretendohet se mund të ketë dalë koronavirusi i ri.

Inspektimi i institutit të virologjisë Vuhan, në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e COVID-19. Misionin e ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë të shpjegojë sesi u bë kalimi i virusit nga kafshët tek njerëzit, Kina e vonoi përgjatë gjithë kohës. Ka pikëpyetje të mëdha se çfarë do të arrijnë të zbulojnë ata tani, me kritikët që thonë se me shumë gjasë, s`ka mbetur më gjë për të zbuluar.

“Po presim me padurim të takohemi me të gjithë njerëzit kryesorë këtu dhe të bëjmë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhet të bëhen”, tha anëtari i ekipit Peter Daszak. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se COVID-19 – i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan dhe që ka vrarë më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë botën – ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe ka mundur t’i transmetohet njerëzve përmes një gjitari tjetër. Ekspertët e OBSH-së qëndruan brenda institutit për gati katër orë, përpara se të largoheshin pa u ndalur për të folur me mediat që prisnin jashtë. Ka pasur spekulime të mëdha se koronavirusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga laboratori i biosigurisë në Wuhan, edhe pse nuk ka pasur prova për ta mbështetur një teori të tillë.

Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close