Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti të hënën ka bë një parashikim të ri, edhe më optimist se parashikimet e mëhershme, se Maqedonia e Veriut mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda tri-katër viteve.
Parashikimet e mëparshme ishin se vendi ynë do të anëtarësohet në BE në vitin 2030, periudhë e cila nga disa përfaqësues ndërkombëtarë vlerësohej si reale, e nga të tjerë si shumë optimiste.
Sidoqoftë fjala popullore thotë “nga e thëna në të bërë, gjendet një mal i tërë”. E për momentin anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut duket si një gjë që gjendet jo përtej një mali, por përtej shtatë maleve e shtatë detrave, shkruan Zhurnal.
Aq është numri magjik (6 ose 7) i deputetëve që nevojiten për të përkrahur ndryshimet kushtetuese që për momentin janë kushti i parë për të filluar negociatat, e lëre më pastaj procesi i mundimshëm që pason për anëtarësim të plotë.
Përballë optimizmit të Ali Ahmetit dhe mbarë Qeverisë, kemi kokëfortësinë e VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj, Hristijan Mickovski, i cili nuk lëshon pe dhe insiston pe se kjo përbërje parlamentare nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese. Qëndrim paksa I çuditshëm, që theksin e vendos jo tek kundërshtimi kategorik i ndryhimeve kushtetuese, por tek refuzimi që jo përbërje parlamentare të mos votojë ato ndryshime.
Pa dashur të ofendojmë, e as të nënçmojmë dikë, aq më pak VMRO-në, sepse bëhet fjalë për partinë më të fuqishme për momentin në nivel lokal dhe në anketa, ky qëndrim i përngjan pak inatit të një fëmije, i cili pranon të kryejë një obligim, vetëm nëse i jepet diçka si kompensim. Athua VMRO-DPMNE dhe Mickovski po kërkojnë diçka si kompensim, për të mundësuar ndryshimet kushtetuese? Mos po kërkojnë zgjedhje të parakohshme? Apo “hise” te Korridoret që po ndërtohen? Ne nuk e dimë dhe nuk mund ta dimë. Por meqë kjo metodë nuk është e preferuar për edukimin e fëmijëve, ajo nuk duhet të aplikohet as në politikë, sepse pasojat do të jenë të njëjta.

Sepse shumica e qytetarëve në vendin tonë nuk do të lejojnë të shkelet vullneti i tyre për anëtarësim në BE. Edhe sikur ata të lejojnë një gjë të tillë dhe të mos ndërmarrin asgjë, kjo nuk do të ishte e drejtë. Përfundimisht nuk është e drejtë që pakica të shkelë interesat e shumicës vetëm pse I ka në dorë mekanizmat politikë. Në Maqedoni shumicë absolute janë qytetarët që duan anëtarësim sa më të shpejtë në BE, kurse pakicë ata që janë kundër. Këtu asgjë nuk ka të bëjë me etninë, religjionin ose ndonjë përkatësi tjetër. Kjo duhet të jetë e qartë!