
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi ka bërë një urim të veçantë për kryeministrin e sapo zgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi Kush do ta kishte besuar dot deri dje, se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë
Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve dhe mirëqenie për të gjithë
Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë
” ka shkruar Rama.



