Rajon

Edi Rama shpall fundin e epokës së zaptuesve të hapësirave publike

Nuk ndalet aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të reja nga prishja e strukturave të paligjshme, të cilat kanë zaptuar trotuaret. Shefi i qeverisë tha se është domosdoshme që të vendoset një vijë e qartë ndarëse mes të drejtës për të zhvilluar një aktivitet legjitim dhe kufijve që duhet respektuar në hapësirat që u përkasin të gjithëve.

“Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, ka shkruar kryeministri Rama.

Së shpejti, bizneseve do tu vihet në dispozicion një plan I detajuar për vendosjen e tavolinave jashtë, në mënyrë që të mos të zaptojnë hapësirat e përcaktuara për qytetarët. Paralelisht po punohet me reformën e re të territorit e cila përcakton rregullave të reja edhe për ndërtimet pa leje.

Po aq edhe masa ndëshkimore për shkelësit e saj, përfshirë edhe një ligj që parashikon një listë të zezë për ndërtuesit të cilët nuk rrezikojnë vetëm gjoba por edhe mundësinë të mos marrin sërish leje ndërtimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close