LajmeMaqedoniTopLajm

Edhe Kacarska reagoi ndaj videove zgjedhore të VMRO-DPMNE-së: Keqpërdoren të hollat e qytetarëve

Edhe gjykatësja Dobrilla Kacarska ka reaguar ndaj videove në fushatën zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, ku përmendet emri i saj duke konsideruar se partia po e keqpërdor emrin e saj.

Në deklaratë për portalin në fjalë, ajo potencoi se partitë po marrin të holla shtetërore që ta reklamojnë programin dhe kandidaturën e tyre, ndërsa duke pasur parasysh se ajo nuk është kandidate për deputete, konsideron se Hristijan Mickoski dhe partia e tij po i keqpërdorin të hollat e tatimpaguesve.

“Veçanërisht këtu do të theksoja se puna ime është vlerësuar pozitivisht nga Departamenti i ShtetitBaskimi Evropian dhe OSBE….Me fushatë të këtillë Mickoski tregon se nuk është për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje ndoshta ai si kandidat për kryeministër, jep mesazh të qartë se do ta mbrojë krimin dhe korrupsionin”, thotë Kacarska në deklaratë për “Faktor”-in.

Përveç Kacarskës, edhe emri i prokurores Villma Ruskovska përmendet në videot e VMRO-DPMNE-së. Ruskovska ka parashtruar paralajmërim për VMRO-DPMNE-në para kallëzimit për shpifje.

Në videon e fundit me titull “Zgjidh ripërtëritjen”, i cili dje u publikua në profilin e Hristijan Mickoskit, imazhet e Kacarskës dhe Ruskovskës paraqiten së bashku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close