BotaLajme

Edhe Franca kundër Trump për Gazën

Vendet europiane si dhe ato arabe kundërshtojnë planin e presidentit amerikan Donald Trump për shpërnguljen e palestinezëve nga Gaza.

Mes indinjatës rreth propozimit, presidenti francez Emmanuel Macron për CNN në një intervistë ka bërë thirrje për respekt për palestinezët dhe fqinjët e tyre arabë.

“Nuk mund t’u thuash 2 milionë njerëzve, tani ju duhet të lëvizni. Qasja e duhur nuk është një operacion i pasurive të paluajtshme, por një operacion politik”, tha Macron.

Macron tha se çdo përgjigje “efikase” për rindërtimin e Gazës “nuk do të thotë se duhet t’ju mungojë respekti për njerëzit”, duke theksuar dëshirat e palestinezëve për të qëndruar në atdheun e tyre dhe mosgatishmërinë e Jordanisë dhe Egjiptit për të pranuar një numër të madh refugjatësh nga Gaza.

Ndërkaq Mbreti Abdullah II i Jordanisë hodhi poshtë propozimin e Presidentit Trump. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë pas takimit fillestar, monarku i Jordanisë përsëriti qëndrimin kundër zhvendosjes së palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

“Ky është qëndrimi i unifikuar arab. Rindërtimi i Gazës pa zhvendosur palestinezët dhe adresimi i situatës së rëndë humanitare duhet të jetë prioritet për të gjithë”, tha ai në një postim në rrjetet sociale pas takimit.

Deklarata e tij erdhi disa orë Trump këmbënguli se Shtetet e Bashkuara kishin autoritetin për të marrë kontrollin e Gazës, pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë presion liderit të Jordanisë dhe vendeve të tjera arabe për të përqafuar një largim të detyruar të palestinezëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close