LajmeSport

“E konsideroj një turp”/ Flet Guendouzi pas dhunës në Lyon: Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta

Pas përfundimit kaotik të ndeshjes Lyon-Fenerbahçe, ku festa e skuadrës turke u shoqërua me përplasje dhe tensione në fushë e drejtim të tunelit, Mattéo Guendouzi ka reaguar ashpër për atë që përjetoi gjatë mbrëmjes.

“Respekt? Do të ngatërroheni me mua? Atëherë është e dyanshme!”, deklaroi Guendouzi, duke iu referuar reagimit të tij ndaj tifozëve. Francezi shpjegoi edhe arsyen pse festoi në mënyrë provokuese pas vërshëllimës finale.

“Kur ke 60 mijë njerëz që ofendojnë familjen tënde, nënën tënde, fëmijët e tu dhe askush, madje as arbitrat, nuk u thotë të ndalojnë, sigurisht që të dhemb”. Sipas tij, situata do të ishte menaxhuar ndryshe në Francë.

“E di që në Francë, nëse ndodh diçka e tillë, vjen një moment kur ndalojnë ndeshjen dhe u kërkojnë të ndalojnë”.

Deklaratat e Guendouzit vijnë pas një mbrëmjeje të tensionuar në Lyon, ku ish-lojtari i Marseille ishte në qendër të vëmendjes edhe për shkak të rivalitetit të tij me klubin francez.

Pas festimeve të Fenerbahçes, situata degjeneroi në një përleshje, ndërsa pamjet e reja tregojnë edhe një pjesëtar të stafit të Lyonit që iu vërsul Guendouzit në drejtim të tunelit.

Fenerbahçe fitoi 2-1 në Lyon dhe siguroi kualifikimin, por ajo që ndodhi pas ndeshjes rrezikon tashmë të sjellë pasoja disiplinore për të përfshirët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close