LajmeRajon

“E hëngrëm”, publikohet VIDEO e ekzekutimit të shqiptarit në Greqi, njerëz duke vrapuar e sirena policie

E teksa hetuesit po përpiqen që të bashkojnë copëzat e pazëllit të ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit shqiptar, Roan Brahimit, mbrëmjen e së enjtes në Athinë, me qëllim kapjen e autorëve, mediat greke kanë publikuar momentet menjëherë pas të shtënave.

Në video shihen teksa njerëzit bërtasin me të madhe e vrapojnë, ndërsa makinat e policisë mbërrijnë me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari, kur Roan Brahimi ndodhej në automjetin luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqos. Papritur një motoçikletë ka kaluar pranë makinës dhe një person ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë.

Dy plumba kanë rezultuar fatal për Brahimin, një plumb që e kapi në kokë e një tjetër pak më poshtë. I riu shqiptar fatkeqësisht gjeti vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ndërkohë bashkëshortja e tij humbi ndjenjat dhe sipas mediave greke vijon të jetë ende në gjendje shoku.

“E hëngrëm”, ka bërtitur me të madhe Katerina Beqo kur ka dalë nga automjeti pas breshërisë së plumbave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close