LajmeMaqedoniTopLajm

E fundit: Suspendohet nga puna prokurorja Villma Ruskovska

Lajmi më i fundit vjen nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, atje ku thuhet se Villma Ruskovska, shefja e kësaj prokurorie është suspenduar nga puna, informon Zhurnal.

“Sapo mora vendimin për suspendim” thotë Ruskovska për A1on.

Anëtarë nga komisioni disiplinor për A1on brifojnë se procedura për përgjegjësinë e saj për shkelje disiplinore zbatohet pas një propozimi të dorëzuar nga prokurori republikan, Ljubomir Joveski. Thuhet se në këtë propopzim janë dorëzuar dhe dëshmi.

A1on ka kërkuar, por nuk ka marë përgjigje zyrtare nga kryetari i komisionit disiplinor, Mustafa Hajrullai për procedurën e ngritur, kur dhe si do të vendoset për këtë propozim. As Joveski nuk është përgjigjur në këtë çështje.

Procedura e ngritur disiplinore është bazë që tre prokuroret Ruskovska, Trajçeva dhe Josifovska të suspendohen. Sipas ligjit për prokurorë publik, vendim për largim nga funksioni e sjellë prokurori republikan.

Pas ankesës për bastisje jo ligjore në policinë financiare, dy prokuroret nga Prokuroria Publike, bënë mbikqyrje në lëndën, me çka përgatitën raport ku u konstatuan shumë parregullsi gjatë lëndës. Tre ditë pas përgatitjes, e njejta është dorëzuar në policinë financiare dhe në opinion.

Thuhet se Trajçeva dhe Josifovska kanë qenë jokompetente të veprojnë për lëndën, sepse nuk janë pjesë e ekipit të prokurorëve që vërtetojnë përgjegjësi tek personat me kompetenca policore.

Pastaj thuhet se bastisja është kryer edhe pse nuk ka patur dëshmi të mjaftueshme për vepër të kryer penale por thjeshtë për një denoncim penal. Sa i përket lejes nga Gjykata Penale, thuhet se e njejta është marë duke dhënë informata të gabuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close