BotaLajme

Dy të arrestuar në Gjermani të dyshuar për spiunazh rus

Dy burra janë arrestuar në Gjermani për komplot të dyshuar për sulme sabotazhi, duke përfshirë sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane, në një përpjekje për të minuar mbështetjen për Ukrainën.

Bëhet e ditur se autoritetet gjermane kanë kontrolluar shtëpitë dhe vendet e punës të dy të dyshuarve, të dy shtetas gjemano-rus, të cilët akuzohen se punonin për një shërbim të huaj sekret.

Madje, njëri nga të dyshuarit i quajtur si Dieter S. dyshohet se kishte diskutuar komplote të mundshme me shërbimin sekret rus që nga tetori i vitit 2023.

Siç raportojnë autoritetet, Dieter S. ishte përgatitur për të kryer sulme me bomba në objekte ushtarake, duke përfshirë ato që operohen nga forcat amerikane.

Objektet e shënjestruara për sulm përfshinin edhe bazën e ushtrisë Grafenwoehr në Bavari, ku ushtarët ukrainas trajnohen për të përdorur tanket amerikane Abrams.

Gjithashtu, Dieter S. dyshohet edhe si anëtar i organizatës terroriste “Republika Popullore e Donetskut”.

“Veprimet kishin për qëllim të minonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën”, thuhet në deklaratën e prokurorëve gjermanë.

Ndryshe, ambasada ruse në Berlin ende nuk ka komentuar në lidhje me akuzat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close