LajmeSport

Duka: Lajm i mrekullueshëm, fillimin e vitit 2023 ta nisim me ndërtimin e 3 stadiumeve të reja

Nga mbledhja e ditës së djeshme me ministrat, Kryeministri Edi Rama dha lajmin se gjatë vitit 2023 do të nisë ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe në Korçë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në lidhje me këtë lajm përmes një postimi në Facebook.

Kreu i FSHF-së, Duka shkruan se ky është “një lajm i mrekullueshëm”, teksa shton se “këto 3 stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e futbollit”.

“Lajm i mrekullueshëm për futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve. Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit. Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, shkruan Kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close