LajmeSport

Dueli për Championsin, Atalanta i tregon forcën Romës

Atalanta mposht 2-1 Romëm në Bergano dhe prenton vendin e pestë në Serinë A, që i jep mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadrës së Gasperinit do t’i mjaftojë një fitore në tri ndeshjet që i kanë mbetur në kampionat për të mbajtur pas në renditje skuadrën verdhekuqe.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, De Ketelaere realizoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Roma e shkurtoi diferencën me Pellegrinin me 11-metërsh, por pa mundur të gjente një tjetër gol për të shmangur humbjen.

Atalanta tregon forcën ndaj Romës që në 45 minutat e para të takimit të Bergamos. Zikaltrit e Gasperinit realizuan dy gjatë fraksionit hapës në portën e verdhekuqve, që  të cilët u ndien të pafuqishëm për përballuar sulmet e vendësve.

U papërmbajtshëm belgu De Ketelaere, që realizoi dy herë brenda 2 minutash lojë (18’ dhe 20’).

Në rastin e golit të parë i asistuar nga Scamacca, ndërsa në të dytin u shërbye nga Koopmeiners.

Lojtës Videosh

00:00
00:22
Lojtës Videosh

00:00
00:18

Shkurtohet në 2-1 diferenca në minutën e 66-të, Pellegrini realizon nga pika e bardhë e penalltisë.

Lojtës Videosh

00:00
01:02

Related Articles

Back to top button
Close
Close