BotaLajme

Duarlidhur e me shenja identifikimi, Ukraina shfaq robërit rusë

Mbi 20 rusë të mobilizuar u kapën nga forcat ukrainase pranë fshatit Svatove, në rajonin e Luhanskut, raportoi “Nexta” të martën.

Në pamjet e publikuara shihen disa rusë që me duar të lidhura po flisnin para kamerës.

Nuk është e ditur se kur janë filmuar pamjet, ndërsa pritet që Ukraina t’i shkëmbejë me robërit e kapur rusë.

Qindra ushtarë i kanë shkëmbyer Ukraina e Rusia qëkur nisi agresioni rus (24 shkurt). Mediat perëndimore kanë raportuar në nisje të agresionit se Rusia i kishte vrarë disa ukrainas, pak para së shkëmbeheshin me ata rusë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close