BotaLajme

“Dua t’iu puth të gjithëve”, pas infektimit nga koronavirus Trump merr pjesë në fushatë

Dy javë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, Trump i rikthehet fushatës së tij në Florida. Tubime të mëdha mbështetësish ishin krijuar dhe Trump u shpreh se do të ishte i gatshëm t’i puthte të gjithë pa marrë parasysh koronavirusin.

Pas kësaj deklarate, rivali i tij, Biden e ka cilësuar sjelljen e Trump si të pa matur për sa i përket kushteve shëndetësore në të cilat ai ndodhet dhe gjendjes aktuale që po kalon globi.

Të dy kandidatët presidencialë po përpiqen të sigurojnë votat për tre javët e ardhshme deri në ditën e gjedhjevetë 3 nëntorit.

Fushata e Trump u zhvillua në një zonë të hapur në Florida dhe qindra mbështetës të tij u panë të merrnin pjesë. Ata njëzëri e quanin presidentin Trump hero të Amerikës dhe kërkonin një mandat tjetër. Kujtojmë që nëse Trump nuk fiton në Florida e ka të pamundur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Pas infektimit dhe shërimit shumë të shpejtë nga covid-19, në fushatë dukej sikur ishte një Trump i ri plot energji e sulme kundër Biden.

Ai premtoi rritjen e tregut të aksioneve, krijimin e Forcës Hapësinore të SHBA dhe konfirmimin e suksesshëm të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë konservatore, me një të nominuar të tretë, gjyqtarin Amy Coney Barrett, para Senatit këtë javë – si arritje kryesore.

Duke iu referuar shërimit të tij nga Covid-19, ai tha në një moment: “Ata thonë se jam imun, ndihem kaq i fuqishëm. Do të hyj atje dhe do t’i puth të gjithë. Do të puth djemtë dhe gratë e bukura. Unë dua t’iu jap një puthje të madhe të gjithëve”.

Florida është në mesin e gjashtë shteteve me numrin më të madh të votave të kolegjit elektoral prandaj vendi luan një rol të rëndësishëm në fitimin e zgjedhjeve presidenciale.

Trump gjithashtu po ndalet në tre shtete të tjera këtë javë, Pennsylvania (me 20 vota të kolegjit elektoral), Ioëa (6) dhe Karolina e Veriut (15).

Fushatat në Florida do të vazhdojnë edhe në javën në vazhdim nga Biden, i cili deri tani është përqëndruar në administratë dhezonat periferike. Ai premton një fushatë më të qetë e të organizuar./BBC/

Related Articles

Back to top button
Close
Close